Në Beograd ndodhi turp i madh mbrëmë ku u largua nga Arena sportive ambasadori amerikan Christopher Hill.
Kjo ndodhi në ndeshjen e basketbollit mes klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit dhe Fernbahces në kuadër të Euroleagues.
Ambasadori amerikan u fye nga huliganët serbë.
Serbët e pranojnë se ky ishte një skenar i përgatitur dhe për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësitë që po ndidhin në Beograd, ku e përdoren edhe emrin e Kosovës, duke e shpalosur panon skandaloze “Kosova është Serbi”.
Politologu Cvijetin Milivojeviq thotë se thirrjet fyese dhe largimi i ambasadorit amerikan nga salla dukej si një veprim i paramenduar.
“Nuk e shoh se si do të ishte guxim ta dëbonim Christopher Hill nga salla, duke pasur parasysh se mandati i tij si ambasador në Serbi tashmë ka skaduar.
Gjithçka që po ndodhte, dukej se ishte urdhëruar nga dikush nga kreu i Partisë Përparimtare Serbe, për të dërguar një mesazh se Hill nuk ishte i mirëpritur.
Ndoshta ishte një mesazh për tifozët e Partizanit, të cilët së fundmi duruan praninë e tij në “Arena””, lka thënë Milivojeviq për mediumin serb “Danas”.
Ai shton se tifozët “Delijet” janë të politizuar, por se pikëpamjet e tyre nuk ndryshojnë nga ato të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Në ndeshjet e futbollit dhe basketbollit të Cërvena Zvezdës, asgjë nuk mund të këndohet kundër vendimmarrësve politikë në Serbi, ndër të tjera sepse ata janë përgjegjës për sukseset e atyre klubeve. Tifozët e Zvezdës janë totalisht të politizuar, por pikëpamjet e tyre nuk ndryshojnë nga ato të Aleksandër Vuçiqit.
Performanca me dëbimin nga salla dhe valëvitjen e një flamuri që paraqet territorin e Kosovës para zonës VIP është e pakuptimtë, e papërshtatshme dhe e vrazhdë. E thënë thjesht, më lehtë e kanë që të fyejnë ambasadorin amerikan sesa ndonjë hamendësues nga partia në pushtet” - thotë Milivojeviq.
Millojko Pantiq, gazetari sportiv, që është kundër Vuçiqit, beson se ata që ofenduan ambasadorin amerikan e bënë këtë për arsyen e gabuar.