Klubi i pingpongut Priping nga Prishtina ka përforcuar radhët e veta.
Fakt interesant është se klubit Priping i bashkohen babë e bir!
Lajmi konfirmohet nga klubi prishtinas.
“Milot Makolli dhe djali i tij Denat Makolli i janë bashkuar klubit tonë.
Denati i cili po ndjek hapat e babait të tij është njëri ndër shpresat më premtuese të pingpongut të Kosovës.
Me angazhimin e Milotit me Denatin dhe me lojtaret e tjere te KPP Priping, synojme podiumin në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 si dhe shumë suksese të tjera ndërkombëtare.
Miloti kampion i shumëfishtë i Kosovës i bashkohet ekipit të Superligës ndërsa Denati, i cili ka triumfuar në disa turne i bashkohet ekipit U15 të Priping në ligen e juniorëve”, njofton KPP Priping me kryetar Kastriot Orana.