Kjo vogëlushe sot ka pozitë të fuqishme në Kosovë, me ndikim të madh

Sporti

Kjo vogëlushe sot ka pozitë të fuqishme në Kosovë, me ndikim të madh

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2025 Në ora: 21:04
Gani Krasniqi dhe Daulina Osmani si vogëlushe, notare në vitin 2003

Kush e ka menduar para 22 viteve se kjo vogëlushe sot do të jetë një vajzë e fuqishme dhe më pozitë të lartë tash e sa vite!

Është fjala për ish kampionen e Kosovës, ish notaren Daulina Osmani!

Një emër që la gjurmë në sportin e notit në Kosovë, ndërsa sot është zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës!

Image

Dy foto të ndryshme, viti 2003 dhe 20025, Gani Krasniqi e Daulina Osmani

E përkushtuar në punë, një zë i fuqishëm i sportit dhe një vajzë e fuqishme, ndërsa ka ndikim të madh në zhvillimin e sportit.

Daulina Osmani sot ka publikuar një fotografi atraktive si dukej si notare në kohën kur ishte vogëlushe e sot zëvendësministre.

E fjalës, e përpiktë në punë dhe në zbatimin e ligjit për sport. 

E pakompromis për ata që nuk e respektojnë etikën sportive.

Sot është krah i djathtë i kryeministrit Albin Kurti.

 “Kur u patëm fotografu për herë të parë në vitin 2003 me bacën Gani Krasniqi, as që e kishim paramendu që pas 22 vitesh do të jemi bashkë në rrugëtimin drejt 500K zemrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Atë kohë, baca Gan si kryetar i Malishevës, ndërsa unë në fillim të karrierës si notare në garat e Banjës së Malishevës.

Kampionë atëherë, kampionë sot”, ka shkruar Daulina Osmani në profiilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat