Është i mishëruar me topin e celuloidit!
Pothuajse shumicën e kohës me mendje të pingpongu.
Dashuria e tij është e pashpjegueshme për pingpongun sepse nuk ka fjalë që të gjejë aq shumë është i dhënë pas këtij sporti.
Është fjala për Kastriot Oranën, i cili gjatë viteve të fundit po i jep frymë pingpongut dhe është prej punëtorëve më të dalluar.
Aktualisht është kryetar i klubit të pingpongut Priping nga Prishtina.
KPP Priping
I përkushtuar deri në pikën e fundit, profesionist dhe njihet si djalosh i sfidave pavarësisht peripecive gjithnjë ia del.
Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka folur se si i lindi dashuria për pipgpongu, a paguhen lojtarët me paga, i dha apo përfitojë më shumë nga ky sport dhe për shumë gjëra tjera?
“Bota sot”: Kastriot, ka kohë që nuk i ndaheni pingpongut, sa iu merr kohë dhe sa është vështirë që të jeni gjithnjë në aktivitetet e sportit të topit të celuloidit?
Kastriot Orana: Me sportin e pingpongut merrem me shumë se dy dekada, fillimisht si lojtarë, pastaj si anëtar bordi në federatë, e në këto tri - katër vitet e fundit si udhëheqes i klubit Priping, pingpongu është bërë pjesë e përditshmërisë time.
Besoj që si sport, pingpongu është shumë sport kompleks, andaj edhe është e vështirë të masovizojmë këtë sport, që pastaj të filtrojmë talentë nga masa, mirëpo përkushtimi dhe pasioni im për pingpongun e bëjnë gjithçka më të lehtë.
“Bota sot”: Si u dashuruat në sportin e pingpongut?
Kastriot Orana: Dashuria për pingpongun lindi natyrshëm që në fëmijëri, kur daja im na ftoi mua dhe vëllaun tim t'i bashkohemi shkolles se pingpongut në Prishtinë. Një kombinim i shpejtësisë, precizitetit dhe strategjisë së lojës më bëri të kuptoj se ky sport ishte diçka më shumë se një hobi për mua, e që më vonë kontriboi në zhvillimin tim profesional.
Ndësa kënaqësia më e madhe ishte përfaqësimi i Kosovës në kampionatin Evropian për të rinjtë në Itali, në vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës gjë që shtoi dashurinë ndaj sportit të pingpongut.
“Bota sot”: Viteve të fundit me klubin Priping keni organizuar disa aktivitete të rëndësishme, ndër to edhe garën ndërkombëtare në Prishtinë. A ishte një nga sprovat më të mëdha?
Kastriot Orana: Klubi i Pingpongut Priping është njëri ndër klubet më aktive jo vetem në Kosovë por edhe në rajon e me gjerë, ku brenda vitit organizojmë dhjetra aktivitete të ndryshme, si ato profesionale deri te ato promovuese e përkrahje të kauzave te ndryshme, të cilat kanë marr edhe vemendjen e udhëheqësve botëror të pingpongut.
Organizimi i turneut ndërkombëtar Prishtina Open 2024, ishte një ndër turnetë më të mëdha në rajon, me afro 300 lojtarë nga 25 vende të ndryshme të botës, e organizimi i tyre padyshim të ballafaqon me sfida të ndryshme, mirëpo eksperienca ime dhe ekipi i mrekullushëm i KPP Priping bëri çdo gjë më të lehtë. Suksesi i POTTIT2024, na motivoi edhe më shumë për të vazhduar me projekte edhe më të mëdha në të ardhmen.
“Bota sot”: Cilat janë synimet me klubin Priping?
Kastriot Orana: Synimi ynë kryesor është zhvillimi i talentëve të ri dhe ngritja e nivelit të pingpongut në klubin tonë. Dëshirojmë të jemi shembull i një klubi që prodhon kampionë dhe promovon vlera sportive. Ndërsa synimi jonë krysorë është përgatitja e lojtarëve tonë që të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe të sjellim medaljet e para ndërkombëtare në Kampionatet Evropiane e Botërore.
“Bota sot”: Si e sheh pingpongun sot dhe të para 20 viteve, dhe ku e sheh në të ardhmen?
Kastriot Orana: Nga koha kur unë kam luajtur e deri më sot nuk është se ka ndonjë ndryshim drastik ne sportin e pingpongut kosovar, niveli i lojtarëve është pak a shumë i njëjtë, mirëpo është rritur numri i klubeve dhe sporti i pingpongut po luhet pothuajse në çdo qytet e qytezë të Kosovës.
Avancimi i teknologjisë ka bërë që në disa shtete të zhvilluara të luhet edhe pingpongu virtual, ku lojtarët me pajisjet adekuate mund të luajnë nga shtëpia e tyre me ndonjë lojtarë nga Azia në Evrope apo Amerika në Australi e besoj që së shpejti edhe ky trend do të arrijë edhe tek ne.
“Bota sot”: Çfarë i mungon këtij sporti?
Kastriot Orana: Pingpongut kosovar i mungon një strategji e mirëfilltë e zbatueshme e zhvillimit që ka fokus ngritjen e nivelit të lojtarëve si dhe përmirësimin e infrastrukturës që të zhvillohen ndeshjet si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, kemi nevojë për trajnerë të avancuar me qasje moderne, të cilët mund të sjellin eksperienca të reja dhe metoda bashkëkohore për zhvillimin e lojtarëve tonë. Pa këto dy elemente thelbësore, është e vështirë të arrihet një progres i kënaqshem në nivel ndërkombëtar.
“Bota sot”: Si qëndroni si klub nga ana materiale, ballafaqoheni me vështirësi?
Kastriot Orana: Klubi Priping besoj është një ndër klubet më aktive dhe ngjarjet e ndryshme kanë edhe shpenzime e tyre, mirëpo falë përkrahjes nga Departamenti i Sportit në Prishtinë, sponzorit tonë krysorë IPKO dhe partnerëve të ndryshëm qëndrojmë mirë financiarisht, por ende jemi larg asaj që synojmë që të kemi një stabilitet afatgjatë financiar të klubit.
Sporti i pingpongut nuk e ka popullaritetin e sporteve masive si futbolli e basketbolli andaj edhe për gjetjen e sponzorëve krijon pak vështirësi, mirëpo idetë kreative të anëtarëve të klubit po ndikojnë në afrimin e bizneseve me klubin Priping.
“Bota sot”: Cila do të jetë risia e vitit 2025?
Kastriot Orana: Në vitin 2025 shënojmë 5 vjetorin e klubit dhe planifikojmë që turneu Prishtina Open 2025 këtë vit të jete poentues ë ETTU, ku edhe jemi në kontakt më federaten evropiane për ketë proces.
Risi e Priping do të jetë zgjerimi i klubit në shkollat publike, ku do të jemi me afër lojtarëve të ri, në kërkim të talentëve të ri të pingpongut. Gjithashtu, do të zgjerojmë bashkëpunimet me klube nga jashtë për të shkëmbyer përvoja dhe për të ngritur cilësinë e lojtarëve tanë.
“Bota sot”: A paguhen pingpongistët me paga siç ndodh në futboll e basketboll?
Kastriot Orana: Priping ka thyer akullin në klubet e Kosovës, ku që nga themelimi i klubit ka filluar të kompenzoj lojtarët përfaqesues por fatkeqësisht, në pingpong nuk kemi ende paga të qëndrueshme për sportistët, si në futboll apo basketboll. Plan afatshkurt është që të sigurojme paga dinjitoze për lojtarët profesional dhe stafin e klubit.
“Bota sot”: A përfituat më shumë apo i dhatë pingpongut si Kastriot Orana?
Kastriot Orana: Është një marrëdhënie reciproke. Pingpongu më ka dhënë shumë eksperienca të jashtëzakonshme e ndjenja të papërshkrushme sidomos në ndeshjet derbi të Superligës, si dhe ndeshjeve të junioreve tanë.
Përmes pingpongut kam krijuar miqësi e shoqëri të reja anë e mban botës, e po ashtu më jep një ndjenjë të të përmbushjes kur shoh gjeneratat e reja duke përparuar e duke sjellur rezultate.
Ndërsa unë pingpongut apo klubit Priping i kam jap kohën time e cila është njëra ndër gjerat me të shenjta që e ka secili e që nuk mund ta kthej mbrapa. Gjithashtu, mundohem çdo dite t’i jap diçka këtij sporti, për të krijuar një ambient që inspiron dhe motivon brezat e rinj.