Për të shtatin vit radhazi Kansas Siti arriti që të siguronte një vend në finalen e Konferencës Amerikane të Futbollit duke mundur me shifrat 23-14 ekipin e Hjustonit.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar pasi gjithçka u vendos në minutat e fundit të takimit kur Patrik Mahoms gjeti një pasim spektakolar të shndërruar në “touchdoën” Trevis Kelsi. Chiefs presin sot në mbrëmje rrezultatin e duelit mes Bills dhe Raves, e cila vlen një vend në Super Boël.
Sa i përket Konferencës Kombëtare të Futbollit skuadra e Uashingtonit bëri surprizën e madhe duke mundur ekipin e Ditroit Lions.
Këta të fundit edhe pse mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë në këtë konferencë u shtangën nga Commanders (të gjashtët në sezonin e rregullt) me shifrat 45-31 në “Ford Field”.
Uashingtoni mëson finalisten tjetër të Konferencës Kombëtare të Futbollit sot në mbrëmje në takimin që do të luhet me Filadelfia Eagles dhe Los Anxhelos Rams.