Shoqata Sportive Prishtina zgjodhi organet drejtuese

Sporti

Shoqata Sportive Prishtina zgjodhi organet drejtuese

Më: 23 janar 2025 Në ora: 16:08
Logo e Shoqatës Sportive Prishtina

Shoqata Sportive Prishtina i ka zgjedhur organet e saj drejtuese.

Kryetar i saj është zgjedhur afaristi, njëkohësisht kontribuesi i madh në sportin kosovar Ismet Rexhepi, ndërsa në postin e nënkryetarit janë zgjedhur legjenda e basketbollit zë Kosovës Edmond Azemi dhe avokati Halit Shaljani.

Anëtarë të Bordit janë edhe: Rexhep Baholli, Nuhi Gashi, Halime Fetahu – Osmani, Avni Gashi, Flamur Ukaj dhe Liman Gashi.

Duke e parë gjendjen aspak të mirë të sportit në kryeqytet, mision i Shoqatës do të jetë pikërisht ndihma për klubet e Prishtinës për të përmirësuar gjendjen e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat