Karateistja e Kosovës, Elmedina Istogu, është në formë dhe gati për sfidat e nëserme.
Elmedina Istogu synon fitore në përballje që e presin.
“Edhe një përfaqësuese e Ipponit të Prishtinës në Premier Ligën e Parisit.
Nesër, Elmedina Istogu, kategoria -61 kg, do të ndeshet me holandezen Ashley, egjptianen Noursin dhe portugezen Almeida Baptista Renata”, ka bërë të ditur Fadil Arifi, ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.