Karateistja e Kosovës, Elmedina Istogu, përkundër luftoj nuk ia doli që të kualifikohet në garën prestigjioze në Premier Ligë.
Fadil Arifi, ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ka treguar për ecurinë e saj.
“Elmedina Istogu doli e dyta në grup por është e pamjaftueshme për kualifikim në mesin e 8 më të mirave.
Megjithatë shkëlqeu, mposhti egjiptianen Al Nyrsyne (e treta në botë, seniore) me rezultat 6:3, portugezen Baptista Renata 3:2, ndërsa, humbi 1:0 nga holandezja Makiy Ashleu 0:1, e cila njëjtë me dy fitore sa Elmedina, por pati edhe një barazim më tepër dhe u kualifikua për çerekfinalen e 8 më të mirave.
Këto dy fitore janë me vlerë në grumbullimin e pikëve për kualifikim për kampionatin botëror”, ka shkruar Arifi.