Federata e Taekwondos së Kosovës ka fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Taekwondos U21, i cili do të mbahet me 11-14 Dhjetor 2025 në Prishtinë.
"Ky është një moment historik për sportin e Taekwondos në Kosovë, pasi për herë të parë vendit tonë i besohet organizimi i një eventi kaq të rëndësishëm ndërkombëtar.
Vendimi erdhi pas përpjekjeve të pandërprera të kryetarit të FTWK-së, z. Arsim Agushi, dhe kryesisë së Federatës, të cilët kanë punuar shumë për ta bërë këtë mundësi realitet. Konfirmimi zyrtar u dha nga Federata Evropiana e Taekwondo-së (ETU) dhe u aprovua nga Federata Botërore e Taekwondo-së (WT).
Si sport olimpik, Taekwondo-ja do të sjellë në Kosovë afër 50 shtete që do të garojnë në kryeqytetin tonë, duke e bërë këtë event një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Në Dhjetorin e vitit 2025, Prishtina do të jetë epiqendra e Taekwondos evropiane!", njofton Federata,