Zyrtari i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, njëherësh edhe trajner i basketbollit, ka një mesazh të fuqishëm për komunitetin e sportit në Kosovë.
Shatri e ka kërkuar që të respektohen rregullat e sportit.
“Sporti pa Rregulla: Kaos apo Garë e Ndershme?”
Sporti është më shumë sesa një garë sportive, është një fushë ku rendi dhe ligji janë themeli për të siguruar ndershmëri, barazi dhe disiplinë.
Prej garave me fëmijë e deri te ngjarjet më të mëdha sportive vendore e ndërkombëtare, sporti funksionon sipas rregullave të qarta që mbrojnë integritetin e lojës dhe të garuesve.
Rregullat e lojës sigurojnë që të gjithë sportistet të kenë mundësi të barabarta për të garuar. Respektimi i rregullave rrit disiplinën dhe forcon etikën sportive.
Ligjet dhe rregullat mbrojnë garën nga abuzimet dhe manipulimet.
Organizatat sportive, janë përgjegjëse për zbatimin e ligjeve në sport sikur referët që luajnë një rol kyç në garantimin e drejtësisë gjatë ndeshjeve sportive.
Sporti pa rregulla do të ishte kaotik dhe i padrejtë, prandaj, rendi dhe ligji në sport nuk janë vetëm masa administrative.
Rregullat sigurojnë barazi mes garuesve, mbrojnë integritetin e garës dhe garantojnë që sporti të mbetet një aktivitet i ndërtuar mbi meritokracinë.
Pa sportist nuk ka sport”, ka shkruar Shatri në profilin e tij në facebook.