Në ambientet e Hotel “Sirius”, u mbajt Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës.
Gjatë këtij kuvendi, statuti i FNK-së u harmonizua me gjashtë pikat e kërkuara nga World Aquatics dhe me Ligjin e Sportit nr. 08/L-277.
Në këtë kuvend zgjedhor, delegatët nga klubet anëtare votuan për strukturat e reja udhëheqëse, duke shënuar një moment historik për sportin në Kosovë.
Për herë të parë në vendin tonë, në krye të një federate sportive u zgjodh një kryetare femër, znj. Rita Zeqiri, e cila do të drejtojë federatën në mandatin e ri.
Struktura e re udhëheqëse e FNK-së:
Presidentja: Rita Zeqiri
Nën Presidentët: MSc. i Sportit Xhevat Camaj (Nën President i parë)
Bashkim Haxhimusa, prof. (Nënpresident i dytë) anëtarët e Bordit: Ma. Granit Morina
Artiol Shala
Hana Fejzullahu
Vlera Llalloshi (Përfaqësuese e Sportistëve)
Këshilli Mbikëqyrës:
Shpend Rushiti
Mirsad Sejdiu
Driton Alihajdaraj
Sekretari i Përgjithshëm: Ma. Veton Telaku
Sekretare Teknike: Endrita Jashanica.