Jeton Oruçi në krye të Federatës së Pingpongut të Kosovës

Sporti

Jeton Oruçi në krye të Federatës së Pingpongut të Kosovës

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 15:54
Pamje nga kuvendi

Në ambientet e Hotel Sirius është mbajtur Kuvendi i rregullt dhe ai zgjedhor i Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Në kuvend morën pjesë 43 delegatë nga klubet, prej të cilëve 43 kishin të drejtë vote.

Pas fjalëve përshëndetëse, kuvendi filloi me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës dhe shpalosjen e programeve nga kandidatët për kryetarë.

Pas numërimit dhe verifikimit të votave nga komisioni i zgjedhur, Jeton Oruçi u shpall kryetar me 23 vota ndërsa kundërkandidati i tij Nehat Çitaku mori 20 vota.

Pas shpalljes së rezultatit, kryetari i ri, Jeton Oruçi u shpreh falënderues për besimin dhe përkrahjen ndaj tij dhe u zotua për mbajtjen e premtimeve të dhëna.

Pas fjalës së rastit nga kryetari, u votua për anëtarët e bordit ekzekutiv për të cilin u votua 3 herë dhe si rezultat u zgjodhën:

Alma Mehmeti

Blerina Boshnjaku

Blerina Sallaj

Alban Azemi

Dardan Imami

Feim Rama

Kreshnik Dacaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat