Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, gjatë fundjavës janë zhvilluar dy xhirotë e para të Kupës individuale të Kosovës në shah 2025.
Në këtë garë po marrin pjesë 47 shahistë të cilët garat po i zhvillojnë sipas sistemit zvicëran eliminues me short me tempin e lojës 90 minuta + 30 seksekonda.
Në xhironë e 2-të nuk pati ndonjë befasi. Shahistët më cilësorë janë kualifikuar për 1/8 e finales.
Siç është pritur kampioni i Kosovës dhe mëtuesi kryesor për të fituar këtë trofe ka shënuar fitore kundër Rrahman Alitit dhe është kualifikuar në mesin e 16 shahistëve më të mirë.
Nga takimet e zhvilluara veçojmë:
Ballafaqimin e dy shahistëve të moshave të ndryshme, Lir Bashës, 14 vjeç dhe Prof.Avdi Rama 85 vjeç. Fitore shënoi shahisti më i ri Lir Basha dhe u kualifikua për garat e mëtejme.
Mjeshtri Ndërkombëtar, Bedri Sadiku fitoi kundër Ismet Topallit dhe paralajmëroi se mëton plasman më të lartë në këtë garë.
Fitore shënuan edhe Blerim Gashi, Alaudin Shtavica, Korab Saraçi, Enver Berisha, Agron Berisha, Osman Saraçi, Ramë Rama, Xheladin Zurnaxiu, Albert Bujupi e të tjerë.
Xhiroja e 3-të, më 8 shkurt nga ora 11:00.
Orari deri në fund të Kupës individuale të Kosovës në shah 2025:
Xhiro I : 01.02.2025 ora 11:00
1/16 e finales : 02.02.2025 ora 11:00
1/8 e finales : 08.02.2025 ora 11:00
Çerekfinalja : 15.02.2025 ora 11:00
Gjysmëfinalja : 16.02.2025 ora 11:00
Finalja dhe vendi III : 23.02.2025 ora 11:00