Bad News Eagles rikthehet me fitore, mposht ekipin rus!
Skuadra nga Kosova, Bad News Eagles, ka bërë rikthimin e tyre të bujshëm në garat e “Counter Strike”.
Pikërisht në meçin e tyre të parë pas ribashkimit në turneun e “Blast Premier Rising Event”, kanë arritur të fitojnë ndaj një ekipi rus me rezultatin 13:10.
Bad News Eagles, kujtojmë se u ribashkuan pasi që ishin shpërbërë vitin e kaluar pas ndërprerjes së bashkëpunimit me organizatën “Guild”.