Katër skuadra duan trofeun e çmuar

Sporti

Katër skuadra duan trofeun e çmuar

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Në Rahovec do të zhvillohet Final 4 i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

"Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 21 shkurt, ku do të përballen Prishtina me Penzën, si dhe Bashkimi me Junior 06 Moni Bau, në derbin e qytetit prizrenas. Katër skuadrat synojnë të kualifikohen në finale, si dhe të fitojnë trofeun e çmuar për basketbollin e femrave", thuhet në njoftimin e FBK-së.

Takimet pritet të jenë mjaft interesante, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave, si dhe ndeshjeve të zhvilluara në Superliga Femrat.

Fituesit do të përballen në finale më 23 shkurt nga ora 14:30.

Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Bashkimi i Prizrenit.

Orari

E premte, 21 shkurt

17:00 Prishtina - Penza

19:30 Bashkimi - Junior 06 Moni Bau

E diel, 23 shkurt

14:30 Finalja e Femrave

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat