Mimoza Shkodra mbetet nenpresidentja e parë në historinë e Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti

Mimoza Shkodra mbetet nenpresidentja e parë në historinë e Komitetit Olimpik të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 21:05
Mimoza Shkodra

Në vitin 2021,Mimoza Shkodra bëri histori duke u bërë e para nënpresidente grua në historinë e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), pas një fitoreje bindëse që pasqyroi angazhimin dhe përkushtimin e saj për sportin dhe zhvillimin e tij në Kosovë. 

Gjatë periudhës së saj si nënpresidente, ajo kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në avancimin e sporteve, duke sjellë ide të reja dhe duke forcuar pozitat e Kosovës në arenën ndërkombëtare të sporteve.

Sporti i Kosovës ka pasur shumë arritje dhe individë të jashtëzakonshëm, dhe një nga historitë më të fuqishme është ajo e Mimoza Shkodrës. 

Ajo bëri histori si nënpresidentja e parë grua e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), një arritje që jo vetëm që tregoi përkushtimin e saj, por gjithashtu mundësinë që gratë mund të udhëhoqin dhe të kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin e sporteve.

Megjithatë, një pyetje e rëndësishme që lind është: Pse, pas suksesit dhe mbështetjes së madhe që Mimoza Shkodra ka marrë ne vitin 2021, Geta Beqa, që po ashtu tentoi të vazhdojë këtë rrugëtim dhe të jetë pasuesja e saj, nuk e arriti dot këtë mundësi! Pse historia që Mimoza e nisi, si një grua që ka hapur dyer dhe mundësi për të tjerat, nuk mori një vazhdim nga nje grua tjeter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat