Me zemër të madhe, sypatrembur e kush tjetër, Behije Mustafa!
Karateistja e kombëtares së Kosovës, Behije Mustafa, është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.
Kjo vashë si shqiponjë, me mjeshtrin e saj gjunjëzoi një nga një rivalet duke u kualifikuar në finalen e madhe.
Një është e sigurt, medaljen e argjendtë e ka në xhep por synon të artën.
“Sot Behije Mustafa pati paraqitje famtastike duke fituar të gjitha luftërat (5 luftëra sportive) duke u plasuar në finale të kampionatit Evropian në kategorinë -68 kg U21 që po mbahet në Bielko Biala të Polonisë.
Kjo është finalja e dytë e garueseve të Kosovës në këtë kampionat dje u plasu në finale edhe Lijana Iseni po ashtu dje Kosova mori edhe një medale të bronztl nga Aid Curri, sot paraqitje të mirë pati dhe ish kampioni Evropian Islam Selmani i cili u rendit në vendin e 9-të.
Neser presim që dy kampionet tona të stolisen me medale ari”, njofton FKK.