Karateistja Lijana Iseni e dyta në Evropë

Sporti

Karateistja Lijana Iseni e dyta në Evropë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 11:18
Lijana Iseni

Sportistët kosovar vazhdojnë të shkëlqejnë në ‘tapetet’ evropiane.

Është karateistja e re, Lijana Iseni, një tjetër sportiste nga Kosova që ka arritur sukses të madh në garat ndërkombëtare.

Iseni u rendit e dyta në Kampionatin Evropian për grupmosha të reja U21, event ky që po mbahet në Bielsko-Biala të Polonisë.

Iseni, që është pjesë e klubit ferizajas Sharri, garoi në kategorinë deri 61 kilogramë te kadetet. Të dielën paradite u paraqit në finale, ndërsa pësoi nga danezja Hanhan Bath Soendergaard (9:1).

Deri në finale Iseni i kishte pesë fitore, ku mposhti karateiste nga Norvegjia, Polonia, Gjermania e Sllovenia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat