Chiefs dhe Eagles bëjnë historinë nëse fitojnë trofeun e lakmuar

Sporti

Chiefs dhe Eagles bëjnë historinë nëse fitojnë trofeun e lakmuar

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Qyteti i Nju Orlins do të jetë sot në mbrëmje epiqendra e Sheteteve të Bashkuara të Amerikës pasi kampionët në fuqi të Kansas Sitit do të sfidojnë Filadelfia Eagles për Super Bowl 59. 

Në qytetin e festave të dy skuadrat në rast triumfi do të shkruajnë një faqe të mirë të historisë së NFL-së amerikane.

Kështu me një fitore skuadra Kansas Sitit do ti bashkohej një klubi special ekipesh, të cilat kanë ngritur trofeun pesë herë në historinë e tyre. Bëhet fjalë për San Fransisko 49ers dhe Dallas Cowboys. 

Në aspektin individual një triumf në Nju Orlins do të thoshte shumë edhe për organizatorin e skuadrës së Chiefs, Patrik Mahoms. Për këtë të fundit do të ishte sukesesi i katërt, po aq sa ka edhe ylli i Steelers, Terri Bredshou. Kujtojmë se në këtë klasifikim i pari është Tom Bredi me 7 tituj ( 6 me Patriots dhe një me Tampa Bej Buccaneers).

Në rast triumfi të Eagles atëherë skuadra e Filadelfias do të futej në historinë e divizionit të lindjes së Konferencës Kombëtare të Futbolit pasi do të barazonte me dy tituj të gjitha skuadrat rivale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat