Është e habitshme se si shteti malazez i ka dhënë leje që të mbahet koncerti provokues ndaj Republikës së Kosovës!
E mira është se ky koncert dsëhtoi për faktin se shovenistët serbë rrihen mes vete.
Ky është skandali serb në Nikshiq të Malit të Zi dhe për mu habit si shteti malazez lejon të tubohen huliganët serbë e me mendësi të ultë që provokojnë Republikën e Kosovës.
“Është anuluar koncerti humanitar për Kosovën në Nikshiq për shkak të përplasjes mes tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës së Beogardit dhe të Partizanit të Beogradit.
“Për shkak të përplasjes mes tifozëve të Cërvena Zvezdës dhe Partizanit, është anuluar koncerti humanitar “Për Kosovën e Metohinë” në Nikshiq”, raporton media serbe “Danas”.
Koncerti i bamirësisë në Nikshiq është ndërprerë për shkak të përplasjes mes tifozëve të Zvezdës dhe Partizanit, raportojnë mediat malazeze.
Siç raporton “Dan”, dy grupe janë përplasur para Teatrit të Nikshiqit, ku po mbahej koncerti i organizuar nga Fondacioni famëkeq “Delije” dhe Dioqeza Budimlje-Niksiq.
Tifozët e Partizanit janë mbledhur para teatrit rreth gjysmë ore para fillimit dhe më pas ka ndodhur një përplasje verbale mes dy fraksioneve, e cila ka rrezikuar të përshkallëzohet në atë fizike.
Siç sqaron “Dan”, përleshja është parandaluar me ndërhyrje të shpejtë të policisë.