Mrekulli, Behije Mustafa dhe Lijana Iseni, nënkampione të Evropës

Sporti

Mrekulli, Behije Mustafa dhe Lijana Iseni, nënkampione të Evropës

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 18:31
Behije Mustafa, Qëndrim Shaqiri e Lijana Iseni

Vajzat e Kosovës shkëlqejnë në Kampionatin Evropian për të reja.

Karateistet Behija Mustafa ( - 68 kg) dhe Lijana Iseni (61 kg), u stolisen me medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian.

Reprezentueset e Kosovës njëherësh të klubit Sharri nga Ferizaj, me kryetrajnerin e palodhur Qëndrim Shaqiri, festojnë këtë sukses të madh. 

Shaqiri shprehet se ky sukses është fryt i punë dhe vlerave që kanë këto garuese.

“Urime Kosova jonë po ashtu sot nenkampione e Evropës u shpall edhe Lijana Iseni, vendin e tretë në këtë kampionat e zuri edhe Aid Curri.

Plasmane patën edhe Alma Loki vendi 7-të dhe Islam Selmani dhe Rion Bahtiri vendi i 9-të.

Kryetari i FKK-së Besart Baruti i uron kampionet për medaljet dhe garueseve tjerë ju uronë suksese në garat e radhë”, shkruan në faqen e FKK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat