Kansas “zbresin nga froni”, finalja e Super Bowl dominohet nga Philadelphia

Sporti

Kansas “zbresin nga froni”, finalja e Super Bowl dominohet nga Philadelphia

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 11:07
Super Bowl

Të dielën e gjithë Amerika mbajti frymën, pasi në skenë mori jetë eventi më i rëndësishëm i vitit: Superbowl i famshën, me finalen e madhe mes Philadelfia Eagles dhe Kansas City Chiefs. Një duel i ndjekur nga miliarda njerezë në mbarë botë, ndërsa prezent në arenën e Cesar Superdomë nuk munguan as yjet e sportit si dhe të hollivudit.

Dikush edhe mund ta priste një sukses të tillë, por sigurisht jo të shihte një dominim absolut nga Philadelphia Eagles në edicionin e 59-të të Super Bowl. “Shqiponjat” e Pensilvanisë mposhtën 40-22 kampionët në fuqi Kansas City Chiefs, duke ulur nga froni skuadrën kampione në fuqi të Chiefs. Një fitore që kishte shijen e hakmarrjes për humbjen e pësuar në vitin 2022. Një ndeshje e dominuar nga Jalen Hurts me shokë, duke i mohuar ekipit të Chiefs fitoren e tretë radhazi të këtij turneu. Finalja e luajtur në New Orleans nis e ekuilibruar, por shpejt Philadelphia Eagles marrin komandën e lojës, duke bërë një presion të fortë. Kjo bën që çereku i parë të përfundojë 7-0 për “shqiponjat”.

Dominimi i skuadrës së Philadelphia Eagles vijon edhe në çerekun e dytë, duke u shkëputur 24- 0 në përfundim të pjesës së parë. Një pjesë e parë e luajtur në sens unik në favor të skuadrës së Eagles, që tregoi qartë mobilizimin maksimal të tyre për të triumfuar në këtë finale. Skuadra e Kansas City është shumë e lexueshme në lojën e saj dhe nuk arrijnë të dalin nga zona e tyre. Skuadra e Chiefs e kishte të vështirë të thyejë murin mbrojtës të Eagles, që shkëputet deri në 34-0 para se rivalët të shënojnë pikët e para (34-7). Për Hurts me shokë fundi i ndeshjes ishte një menaxhim i avantazhit dhe kohës, duke e merituar fitoren, me sfidën që u mbyll përfundimisht me shifrat 40 me 22.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat