Karateistet Behije Mustafa dhe Lijana Iseni shkëlqyen në Kampionatin Evropian për të reja që u mbajt në Poloni.
Vashat trimëresha, bëjnë krenare shtetin e Kosovës, u stolisen me medalje të argjendtë.
Behije Mustafa – nënkampione e Evropës në kategorinë – 68 kg në U21 dhe Lijana Iseni nënkampione në kategorinë – 61 kg për kadete.
Puna e vëllezërve Shemsi, Qëndrim e Afrim Shaqiri solli frytet e veta.
Shemsi, Qëndrim e Afrim Shaqiri drejtojnë klubin Sharri nga Ferizaj, klubi më i organizuar në Kosovë dhe shembull i punës së mirë dhe sukseseve.
Kryetrajneri Shemsiu me vëllain e tij, Qëndrimin - trajner dhe Afrimi - trajner, punojnë pareshtur, me përkushtim, me profesionalizëm, duke pas një viti të suksesshëm siç ishte viti 2024.
Viti 2025 nisi për ta me rezultatin më kulmorë dhe historik, me dy medalje të argjendta evropiane.
Data 9 shkurt e vitit 2025 do të mbetet gjithmonë e shkruar me shkronja të arta për suksesin e madh në Kontinentin e Vjetër aq me tepër që dy vajza trimëresha vijnë nga klubi i karatesë Sharri.