“Super Bowl LIX” me audiencë rekord

Sporti

“Super Bowl LIX” me audiencë rekord

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 14:55
Pamje

Dy ditë pas finales së madhe të “Super Bowl 59” janë bërë zyrtare edhe shifrat e sakta sa i përket audiencës.

Sipas rrjetit televiziv “FOX” ky takim është ndjekur nga plot 126 milionë njerëz, të cilët e kanë parë nëpërmjet “Fox”, “Fox Deportes”, “Tubi”, “Telemundo” dhe “NFL Digital”.

Sipas të dhënave maksimumi i audiencës ka shkuar deri në 135.7 milonë  shikues edhe pse bëhej fjalë për një takim pa shumë hisotri (Filadelfia shkoi në dhomat e zhveshjes me shifrat 24-0).

Sipas ekspertëve ky “Super Bowl” pritej me shumë interes pasi në rast triumfi të Kansas Sitit do të ndodhte diçka që kurrë më parë nuk ishte parë në historinë e NFL-së ku një ekip do të triumfonte tri herë me radhë.

Gjithashtu edhe prania e Tejlor Suift në shkallët e stadiumit për të ndjekur të dashurin e saj është një faktor në këtë rekord të audiencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat