Ylli i Chelseat, Sam Kerr u lirua nga akuzat për ngacmim racor

Sporti

Ylli i Chelseat, Sam Kerr u lirua nga akuzat për ngacmim racor

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 18:25
Sam Kerr

Sulmuesja e Chelseat, Sam Kerr është shpallur e pafajshme për shkaktim të ngacmimeve të rënda racore, pasi e quajti një oficer të Policisë Metropolitane “budalla dhe të bardhë”.

Një juri në Gjykatën Kingston Crown e liroi atë në lidhje me një incident në Twickenham, në jugperëndim të Londrës, më 30 janar 2023, raporton BBC.

Kerr, 31 vjeçe, tha se ajo ishte “antagonizuar” nga oficerët pasi u dërgua në një stacion policie nga një shofer taksie pas një mosmarrëveshjeje.

Reprezentuesja australiane nuk e mohoi përdorimin e fjalëve “budalla dhe i bardhë”, por mohoi se kjo ishte një shkelje racore.

Juria, pas katër orësh seancë, e shpalli atë të pafajshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat