Federata e Notit e Kosovës pranon konfirmimin nga World Aquatics!

Sporti

Federata e Notit e Kosovës pranon konfirmimin nga World Aquatics!

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 19:45
Drejtuesit e FNK-së

Lajm i mirë për Federatën e Notit të Kosovës.

Njihet kuvendi zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga federata.

“Federata e Notit të Kosovës ka pranuar zyrtarisht konfirmimin nga World Aquatics për procesin zgjedhor të zhvilluar së fundmi. Një moment i rëndësishëm për sportin tonë, pasi vulos edhe njëherë legjitimitetin e organeve tona. 

Rita Zeqiri është zgjedhur me votat e delegatëve për të udhëhequr Federatën në këtë mandat të rëndësishëm për komunitetin tonë. 

Nga java e ardhshme pritet të nënshkruaj edhe kontratat e para të sponzorizimit për Federatën dhe marrëveshjet e para të bashkëpunimit me disa nga federatat vendore dhe ndërkombëtare.

Një falënderim i veçantë për World Aquatics për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për të gjithë komunitetin e notit në Kosovë që vazhdon të punojë me përkushtim për rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti!”, njofton FNK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat