Finale e pritur Nderim Saraçi - Muhamet Asllani

Sporti

Finale e pritur Nderim Saraçi - Muhamet Asllani

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 16 shkurt 2025 Në ora: 21:19
Muhamet Asllani e Nderim Saraçi

Garat e Kupës individuale të Kosovës në shsh për vitin 2025 tashmë kamë hyrë në fazën përfundimtare.

Të dielën, më 16 shkurt nga ora 11:00, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u zhvilluan takimet e xhiros së 5-të/ Gjysmë finale/.

Ashtu edhe siç pritej edhe sivjet do të përsëritet finalja e vitit të shkuar.

Në takimet Gjysmë finale, Mjeshtri ynë Ndërkombëtar, dhe fituesi i vjetmë, Nderim Saraçi ka shënuar fitore në përballje me Blerim Gashin, kurse në Gjysmë finalen tjetër, mënkampioni Muhamet Asllani ka mundur Korab Saraçin dhe është kualifikuar për në finale.

Gjysmëfinalet:

Nderim Saraçi-Blerim Gashi 1:0

dhe Muhamet Asllani-Korab Saraçi 1:0.

Gjyqtarë: Burhan Misini dhe Fadil Pireva

Finalja, Nderim Saraçi-Muhamet Asllani dhe takimi për vend të tretë, Korab Saraçi-Blerim Gashi, zhvillohen të premtën, më 21shkurt nga ora 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat