Federata Shqiptare e Mundjes ka konfirmuar se do të organizohet në Tiranë eventi ndërkombëtar Ranking Series “Muhamet Malo”. Ky turne do të zhvillohet më datat 26 shkurt-2 mars në mjediset e parkut Olimpik.
Mbi 700 sportistë nga e gjithë bota pritet të marrin pjesë në këtë event prestigjoz, duke e bërë këtë ngjarje sportive një mundësi të shkëlqyer për promovimin e sportit shqiptar dhe atij të mundjes në veçanti, pasi pritet të vijnë mjaft kampionë.
Në eventin Ranking Series “Muhamet Malo”, kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet me një ekip të plotë, në të dyja stilet, meshkuj e femra. Ky event organizohet falë mbështetjes së fondacionit Muhamet Malo.
I ndarë nga jeta në vitin 2017, Muhamet Malo ka qenë një ikonë e sportit të mundjes, ish-sportist dhe president i kësaj Federate. Prej vitesh në Shqipëria organizohet një turne në nderim të tij që njihet edhe nga ndërkombëtarët.