E harruar nga Shqipëria, notarja Nikol Merizaj super në Greqi

Sporti

E harruar nga Shqipëria, notarja Nikol Merizaj super në Greqi

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 15:06
Nikol Merizaj

Nikol Merizaj, notarja kuqezi, ka shkëlqyer së fundmi në Greqi, duke vendosur tri rekorde kombëtare në garat e zhvilluara në Selanik në datat 14-16 shkurt.Jo vetëm kaq, por Merizaj u ngjit na majën e podiumit në katër garat ku mori pjesë: 50 m Stil i Lirë – 25.56 (rekord kombëtar, arritje e kohës kualifikuese nga FINA për Kampionatin Botëror Singapor në Korrik pishina 50m).

100m Stil i lire – 56.77 (rekord kombëtar). 50m Delfin – 27.18 dhe 100m Delfin – 1.01.31 (rekord kombëtar). Nga viti 2015, Merizaj është shpërngulur drejt Greqisë për t’u stërvitur në kushte më të mira, me shpresën që të përfaqësojë Shqipërinë në nivele të larta. Nikol ka përfaqësuar dy herë Shqipërinë në Lojërat Olimpike, “Rio 2016” dhe “Tokio 2021”.

Nga viti 2021, notarja kuqezi bën pjesë në top-15 të Europës, gjithashtu e kualifikuar me kohët e caktuara nga Federata Botërore (FINA) dhe jo me ftesë. Pavarësisht këtij fakti, emri i Nikol Merizaj nuk figuron të jetë prezente në asnjë Kampionat Evropian apo Botëror.

Jo vetëm kaq, por vetë notarja kuqezi ka shprehur pakënaqësi edhe për faktin që është hequr si sportiste elitare nga Klubi Tirana, duke mos pasur më asnjë mbështetje. Paraqitjet e fundit nga Nikol Merizaj morën edhe vëmendjen e mediave greke, të cilat pasqyruan suksesin e notares shqiptare në garat e mbajtura në Selanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat