Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Sporti

Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 16:09
Pamje

Një tjetër sukses për mjeshtrin e karatesë Berat Jakupi, i cili tashmë është zyrtarisht anëtar i Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jakupi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga presidenti i Komitetit, Daniel Dimeski, si dhe gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin e sportit në vend.

I njohur për arritjet e tij të mëdha në karate, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, Jakupi mbetet një figurë e rëndësishme e sportit shqiptar në Maqedoni.

Ky angazhim i ri në Komitetin Olimpik pritet t’i japë edhe më shumë mundësi për të ndihmuar sportistët dhe sportin në përgjithësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat