SHBA sjell në Tiranë tre herë kampionin e botës dhe fituesin e medaljes së artë të Lojërave Olimpike të 2016-ës

Sporti

SHBA sjell në Tiranë tre herë kampionin e botës dhe fituesin e medaljes së artë të Lojërave Olimpike të 2016-ës

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 15:40
Kyle Snyder

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një ekip të madh dhe të talentuar për të garuar në stilin e lirë për meshkuj dhe femra në “Muhamet Malo International 2025”.

Eventi, i cili është kthyer në një traditë në vendin tonë, këtë vit mes 26 shkurtit dhe 2 marsit. Interesi i fortë i treguar nga delegacioni amerikan nuk është rastësor pasi “Muhamet Malo International” bën pjesë në eventet “Ranking Series” dhe do të jetë i rëndësishëm për sportistët pasi rendimenti në këtë turne do të reflektojë në vazot ku do të shortohen në Lojrat Olimpike dhe Botërorët si dhe në çmimet që ndahen në fund të vitit nga “United World Wrestling”.  

Delegacioni amerikan ka konfirmuar se në Tiranë do të përfaqësohet nga disa prej mundësve dhe mundëseve më të mirë të vendit në fjalë.

Kështu mundja stil i lirë i këtij delagacioni do të prihet prej kampionit olimpik të 2016-ës dhe tri herë kampioni i botës, Kyle Snyder. Kampioni më i ri i SHBA në disiplinën e mundjes do të garojë në peshën 97 kg. Ndërsa në peshën 86 kg do të jetë Chance Marsteller, i cili ka qenë antar i Senior World Team 2023. Është konfirmuar gjithashtu edhe prania e ish-mundësit të kombëtares Michael Macchiavello në peshat 92 kg. Për peshat 70 kg Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjelin edhe dy herë medalistin në Kupat e Botës, James Green.

Ekipi i stilit të lirë të meshkujve do të jetë prej 12 atletësh, ku përfshihet edhe një numër yjesh të rinj, të cilët pritet të jenë në garë për të qenë pjesë e Ekipeve të të rriturve si dhe ekipin olimpik të SHBA-së 2028, i cili do të garojë në Los Anxhelos.

Sa i përket ekipit të stilit të lirë të femrave emri më i njohur është i Jacarra Winchester.

Mundësja në fjalë, e cila është shpallur kampione e botës në 2019 si dhe kampione olimpike në 2020, do të garojë në peshat 55 kg.

Për peshat 65 kg spikat emri i medaljes së bronztë në Botërorin e 2023-it, Jennifer Page.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat