E ardhmja e Gllasgou Rejnxhërs mund të jetë e artë.
Sipas medieve amerikane skuadra ku militon Nedim Bajrami shumë shpejt mund të ndryshojë pronar pasi flistet se një konsorcium i udhëhequr nga San Francisco 49ers është gati për të blerë shumicën e aksioneve.
Mësohet se njëra prej skuadrave më fituese të NFL-së amerikane (49ers kanë fituar plot pesë herë Super Bolë në vitet (1982, 1985, 1989, 1990 dhe 1995) kanë nisur një plan të tillë që në 2024-ën.
Rol kyç në këtë tratativë është edhe shefi ekzekutiv i Lids Junajtid, Paraag Marathe, i cili po merret me detajet e këtij hapi të madh të skuadrës kaliforniane, e cila i ka besuar personit në fjalë të merret me këtë çështje.
Sipas “Daily Record” konsorciumi do të blejë mjaftueshëm aksione që të jetë vendimmarrës për të ardhmen e klubit, i cili nuk do të jetë më në hijen e Sëlltikut. Sipas medieve skoceze presidenti i San Francisco, Jed York, është i përfshirë plotësisht në projekt të ri.