Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti motrat kampione

Sporti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti motrat kampione

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:15
Pamje nga pritja

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur vashat e arta të sportit të gjimnastikës.

Është fjala për Lisa dhe Vilëza Zeqiri.

Motrat e jashtëzakonshme dhe kampione.

“Presidentja Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, të cilat janë pjesë e klubit të Gjimnastikës “Elita” si dhe trajneren e tyre Abeliana Bregun. 

Vilëza dhe Lisa e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre në sportin e gjimnastikës, sukseset e vazhdueshme ndër vite në këtë sport dhe planet e tyre për të ardhmen. Po ashtu, edhe trajnerja e tyre Abeliana foli për sfidat që kanë në këtë sport dhe ecurinë e të ardhmes së klubit “Elita”. 

Presidentja Osmani theksoi se suksesi i Lisës dhe Vilëzës në gjimnastikë, tregon se sportistëve në secilin sport duhet t’u ofrohet mundësia për përkrahje në mënyrë që ata të arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare dhe t’i sjellin rezultate të mira Republikës së Kosovës, pasi ata janë promovimi më i mirë i vendit tonë”, njofton Presidenca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat