Pas një përpjekjeje të gjatë prej më shumë se 10 vitesh, Laura Fazliu realizoi ëndrrën e saj për të ngjitur Kosovën në podiumin olimpik.
Ajo fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024, në kategorinë -63 kg, duke triumfuar ndaj kroates Katarina Kristo në finalen për medalje.
Krahas kësaj, Laura fitoi edhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Abu D’habi.
Edon Zhegrova (Futboll)
Edon Zhegrova përjetoi vitin më të suksesshëm në karrierën e tij, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme me klubin e tij Lille dhe kombëtaren e Kosovës.
Me Lille, ai u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku u dallua me paraqitje të shkëlqyera. Ai u shpall lojtari më i mirë në fitoren ndaj Real Madridit dhe shënoi një gol vendimtar ndaj Atletico Madridit.
Kontributi i tij ishte i rëndësishëm edhe me Kombëtaren, sidomos në fitoret kundër Lituanisë dhe Qipros.
Ky çmim i ndahet për promovimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare.