Akil Gjakova – sportist i vitit 2024

Sporti

Akil Gjakova – sportist i vitit 2024

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 22:17
Akil Gjakova

Sot në një ceremoni Komiteti Olimpik i Kosovës shpalli më të mirët për vitin 2024.

Ky epitet i takoi Akil Gjakovës në konkurrencën e meshkujve.

Xhudisti Akil Gjakova pati një tjetër vit të shkëlqyeshëm, duke arritur vendin e pestë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Edhe pse i mungoi medalja, ky rezultat mbetet arritja më e madhe për një garues te djemtë kosovarë në histori.

Ai fiton çmimin e Sportistit të Vitit për herë të pestë në nëntë edicionet e organizuara nga KOK-u.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat