Fati Vejseli kalon në çerekfinale të turneut në Tiranë!
Fati Veseli kaloi pengesën në turneu “Muhamed Malo” në Tiranë, duke mundur kinezin Tao Vei në kategorinë deri më 70 kg.
Mundësi shkupjan me rezultat bindës 10-2 kaloi pengesën e parë dhe u kualifikua në çerekfinale të turneut të forte në Tiranë.
Në garë për Maqedoninë në Tiranë do të jetë edhe Ahmad Magomedov në kategorinë deri në 79 kg, i cili do të luftojë në 1/16 kundër Daulet Ye nga Kazakistani, ndërsa Mogamedgadzhi Nurov është në pritje të shortit.