Erjona është një frymëzim për shumë të rinj dhe të reja

Sporti

Erjona është një frymëzim për shumë të rinj dhe të reja

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 18:31
Erjona Emini

Erjona Emini, anëtare e Klubit të Karatesë Shkëndija Tetovë dhe anëtare e Maqedonisë së Veriut.

Fituese e shumë medaljeve në gara prestigjioze, duke përfshirë edhe medalje Ballkanike, ku ka treguar aftësitë dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm.

Erjona është një frymëzim për shumë të rinj dhe të reja që merren me sport, sukseset e saj janë dëshmi e punës së palodhur dhe disiplinës që ka për sportin e karates.

Me çdo medalje dhe pjesëmarje në gara prestigjioze ajo vazhdon të ngrejë emrin e Tetovës dhe të Maqedonisë së Veriut në sportin e karatesë.

Tash jemi në fazën pregatitore për Kampionatin Shtetëror i cili mbahet në muajin Tetor 2025 që Erjona të kualifikohet në garat Ballkanike dhe Europiane në kategorine e kadeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat