Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar pjesën dërmuese të federatave se nuk do të mund të përfitojnë mbështetje financiare, as nga kategorizimi e as nga Ligji për Sponzorizim nëse nuk i harmonizojnë aktet e tyre normative me Ligjin për Sport.
Në e-mailin e dërguar nga MKRS tek federatat sportive, thuhet se vetëm gjashtë federata sportive e kanë plotësuar këtë obligim, Federata e Basketbollit, e Hendbollit, e Karatesë, e Pingpongut, e Notit dhe e Triatlonit.
Në pyetjen e gazetës kombëtare “Bota sot” për kryesuesin për Licencim të Federatave Sportive, Fidan Shatri, se si e sheh që shumica e federatave nuk e kanë respektuar qarkoren e MKRS-së që iu shpërnda federatave më 3 shtator të vitit 2024?
Shatri është përgjigjur qartë për të gjitha federatat.
?“Respektimi i ligjit nuk duhet të jetë opsion që varet nga fondet publike. Ligjet vlejnë për të gjithë, në çdo kohë, dhe nuk duhet të jenë mjet presioni vetëm kur ndalet buxheti.
Sporti duhet të ndërtohet mbi parime të barazisë, meritokracisë dhe llogaridhënies, e këto parime duhet t’i mbrojmë çdo ditë, jo vetëm kur ka interes financiar.
Përgjegjësia ndaj ligjit duhet të jetë e përhershme, në të mirë të sportit dhe të gjithë atyre që e janë pjesë direkt dhe indirekt rreth sportit”, thotë Shatri.