Kombëtarja e Kosovës është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik në karate – femrat.
Kampionati u mbajt në Budva të Malit të Zi.
E veçanta është se Kosova dhe Serbia zunë vendet e treta në kampionat.
Flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë karshi njëri – tjetrit dhe garuesit në një foto në podium!
Vashat që përfaqësuan Kosovën janë: Vlerë Qerimi, Fortesa Orana, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu.