Atleti i jashtëzakonshëm suedez, Armand Duplantis, ka thyer sërish rekordin botëror në kërcim me shtizë, pasi kërceu gjashtë metra e 27 centimetra në një garë në Clermont-Ferrand të Francës.
Vitin e kaluar, Duplantis theu tri herë rekordin botëror, ndërsa me të njëjtin ritëm vazhdon edhe vitin e ri.
Mondo Duplantis broke the World Record in the Pole Vault with 6.27m in France!!🤯
Pas një kërcimi fantastik dhe një rekord të ri botëror, Duplantis vrapoi në krahët e gruas së tij, ndërsa fansat në sallë festuan arritjen e tij.
Për kujtesë, Duplantis ishte dy herë kampion olimpik dhe botëror dhe tri herë kampion evropian.
Meqë ra fjala, sa herë që thyhet një rekord botëror, qoftë edhe i tij, ai merr një çmim prej 100,000 dollarësh dhe kështu Duplantis bën një pasuri duke e lëvizur rekordin me një centimetër çdo herë.