Shqiptari e mposhti një serb në finale

Sporti

Shqiptari e mposhti një serb në finale

Më: 11 mars 2025 Në ora: 17:16
Garuesit e Shqipërisë

Në Fülöpszállás, Hungari, u zhvillua “Kupa e Skënderbeut”, një turne prestigjioz i mundjes së krahut, që mblodhi garues nga e gjithë bota.

Kjo garë, qe mbajti emrin e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot – Skënderbeut, u organizua nga kampioni botëror László Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.

Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri i tij Ivo Doshi, i cili është gjithashtu zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Mundjes së Krahut. Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina:

Në mundjen me dorën e majtë, ai mposhti një kundërshtar serb në finale.

Në mundjen me dorën e djathtë, ai triumfoi ndaj kampionit hungarez.

Ky sukses vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.

Mundja e krahut thuhet se e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat