Çeku priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Esports

Sporti

Çeku priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Esports

Më: 11 mars 2025 Në ora: 17:41
Pamje nga pritja

Ministri Hajrulla Çeku priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Esports, Boban Totov, i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Esports në Kosovë, Altin Preniqi, dhe Besnik Thaçi.

“Bashkë disktuan për përgatitjet, progresin dhe punët që po bëhen drejt organizimit të Kampionatit Evropian të Esports në Kosovë. 

Ngjarja më e madhe e Lojërave Elektronike në Evropë do të mbahet në Prishtinë në korrik të këtij viti.

Me 45 shtete pjesëmarrëse dhe me mbi 250 lojtarë, ky kampionat do të sjell në Prishtinë garat e Counter-Strike 2 dhe Dota 2”, njofton MKRS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat