Është e patolerueshme në shekullin 21 Maqedonia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të lejojë mijëra qytetarë të jetojnë akoma në vendbanime me gropa septike pa rrjet kanalizimi. Kështu është në shumë zona rurale në Strugë, paralajmërojnë ekspertët e ujit dhe ambientalistët.
Ky është problem i madh pasi që 60% e territorit të komunës së Strugës është rurale. Në të gjitha ato vendbanime, ujërat e zeza derdhet në tokë. Shpesh vjen deri te vërshimi i tyre dhe ndotja e liqenit, lumit Drini i Zi dhe zonave bujqësore.
Duam që e gjithë zona e pellgut ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit dhe vetë Liqeni i Ohrit të jetë 100% i siguruar nga ujërat e zeza që hyjnë në të”-tha Vladimir Aleksieski, drejtor i NP Sistemi kolektor.
Sipas statistikave, vetëm rreth 25,000 banorë të rajonit të Strugës, nga gjithsej 60,000, janë të lidhur me kolektorin e ujërave të zeza.
As pjesa veriperëndimore e komunës, e cila përfshin fshatrat Veleshtw e Labunishtw dhe as pjesa juglindore nuk janë të lidhura me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza. Për këtë problem në të kaluarën janë bërë shumë projekte, por ato kurrë nuk përfunduan.