Pas skandalit të gruas lehonë, shkarkohet drejtori i spitalit të Strugës

Struga

Pas skandalit të gruas lehonë, shkarkohet drejtori i spitalit të Strugës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:32
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi sot se ka sjellë vendim për shkarkimin e drejtorit të Spitalit të Strugës, Muhamed Asani, pas skandalit të ri që shpërthueu në opinion me gruan jehonë të cilës i janë hequr tre organe. Filipçe tha se gjithashtu është formuar edhe një komision i ri që do të hetojë të gjithë situatën, ndërsa ky do të jetë komisioni i dytë ku do të bëjnë pjesë drejtorët e klinikave për Urologji, Gjinekologjisë, KARILL dhe drejtoresha e Inspektoriatit shtetëror shëndetësor.

“Dje solla vendim për formimine komisionit të ri. Është mundësi ligjore që ka ministria e shëndetësisë, komisioni I parë u formua me kërkesë të ministrisë përmes odës së mjekëve. Por pas disa kërkesave që kishte familja e gruas, disa institucioneve si Komisioni I Hellsingut, solla vendim për formimin e një komisioni të ri që do të duhet të bëjnë analizë të rastit. Është sjellë vendim për shkarkimin e drejtorit dhe do të emërohet drejtor i ri sot, ose gjatë ditës së nesërme. Kuptohet se në rrjedhë janë të gjitha procedurat e tjera për aktivitetet e institucioneve të tjera që janë kyçur në këtë rast”

Rastin me Asanin e denoncoi një paciente nga Dibra, e cila gjatë lindjes me prerje cezariane që e ka kryer Asani në Spitalin e Strugës, ka mbetur pa mitër, vezore dhe veshkë, ndërsa mjeku gjithë shtatëzëninë e ka ndjekur në ordinancën ilegale në shtëpi. Pacientja pretendon se i janë nxjerë organe të shëndosha, duke u thirur në raportin e Institutit të Patologjisë.

Ajo thotë se dr.Muhamed Asani i ka dërguar veshkën dhe mitrën për analizë në Patologji, pa u pyetur paraprakisht ajo dhe bashkëshorti i saj. Për punën e doktor Asanit ka filluar procedurë edhe në Prokurorinë e Strugës, pasi Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Inspektoriati Sanitar, kanë ngritur denoncim penal për ordinancën ilegale që e ka pasur në shtëpinë e tij. Paraprakisht, Platforma për barazi gjinore kërkoi hetim të detajuar dhe përgjegjësi për këtë rast, pasi siç shprehen ata, dëshmia e pacientes nga Dibra flet për moskujdes dhe mosveprimt ë shtetit dhe institucioneve shëndetësore gjatë shkeljes së rëndë të të drejtave njerëzore dhe ligjeve të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat