Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko thotë paralajmëroi blerjen e dy eko-anijeve.
“Planifikojmë të blejmë dy anije me kolektorë diellorë të cilët nuk do ta ndotin liqenin si dhe vendosjen e tre platformave që do të shërbejnë si porte, me çka do të vendoset linja me anije për në Ohër dhe Pogradec”, tha Merko.
Projekti do të financohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar të RMV-së dhe Shqipërisë, përmes Instrumentit për ndihmë para anëtarësimit IPA 2.
Ndryshe, linja Ohër-Strugë përmes ujit ishte vendosur në vitin 2014 po për pak kohë u hoq për shkak të interesimit të dobët.