Zaev: Investimi në Strugë janë planifikuar mbi 1.200 vende pune

Struga

Zaev: Investimi në Strugë janë planifikuar mbi 1.200 vende pune

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 18:30
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij me rastin e investimit të ri të” Magna International “e cila do të hapë një fabrikë në Zonën Zhvillimore – Teknologjike Industriale në Strugë tha se “Kompania kanadeze “Magna”, solli vendim të investojë dhe të hapë fabrikë në Maqedoninë e Veriut, para së gjithash për shkak të klimës së mirë dhe të parashikueshme të punës në vend që i përmbush qëllimet afatgjata të kompanisë.

Në prezantimin e investimit morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarët Ohrit dhe Strugës, si dhe përfaqësues të udhëheqësish së “Magna”.

Zaev theksoi se cikli investues i “Magna” filloi në mars të vitit 2021 dhe do të zgjasë deri në vitin 2026, ndërsa objekti do të ndërtohet dhe do të jetë në gjerësi prej rreth 17.000m2.

Prodhimi i produkteve të para nga Maqedonia e Veriut, retrovizorë për “Daçia Daster” është planifikuar për në fund të vitit 2021. Sipas marrëveshjes për ndihmë shtetërore, shuma e investimit është së paku 35 milionë euro. Sipas marrëveshjes, shuma e ndihmës shtetërore është 50% e investimit të realizuar i cili do të zbatohet përmes lirimi nga taksat dhe doganat, si dhe grante për krijimin e vendeve të punës, për shpenzime të arsyeshme të investimeve dhe konkurrencë.

Siç thuhet në kumtesën e kabinetit të kryeministrit, për momentin, 40 persona janë të punësuar tashmë, ndërsa sipas marrëveshjes për ndihmë shtetërore, 300 bashkëqytetarë tanë do të punësohen. Sipas planit të biznesit të kompanisë, mbi 1,200 vende pune janë planifikuar në 10 vitet e ardhshme. Investimi i ri në Strugë është një tjetër konfirmim i angazhimit të kësaj qeverie për zhvillim rajonal të ekuilibruar për vende të reja të reja të punës të paguara mirë, që është një stimul i ri për ekonominë tonë. Kjo është një mundësi për t’u dërguar një mesazh investitorëve nga ky vend, për të përdorur mundësitë dhe për të investuar kapitalin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Qeveria po krijon një mjedis të favorshëm biznesi dhe kushte të barabarta për investitorët vendas dhe të huaj”, tha Zaev në fjalimin e tij.

Zaev nënvizoi se përfitimet nga ky investim janë të numërta, ndërsa prej tyre janë intensifikimi i bashkëpunimit me kompanitë vendore.

“Për këtë qëllim, ka filluar një proces për të identifikuar furnizuesit lokal nga Maqedonia e Veriut, të cilët do të përfshiheshin si furnizues të mundshëm të lëndëve të para për “Magna”, por edhe për ndërmarrjet e tjera. Një bashkëpunim i tillë me ndërmarrjet vendase ka një kontribut të fortë në ekonominë e përgjithshme në vend. Qeveria mbështet investime që krijojnë vlerë të lartë të shtuar, zbatojnë teknologji moderne, krijojnë vende të reja pune, eksportojnë, rigjallërojnë mjedisin e biznesit dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat