Sekuestrohen dhjetëra kilogramë peshk në afërsi të Strugës

Struga

Sekuestrohen dhjetëra kilogramë peshk në afërsi të Strugës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:06
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot policia ka sekuestruar 30 kilogramë peshk të freskët te një shtetas shqiptar në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të vendit të quajtur “Sateska”.

Zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski informoi se peshku është gjetur në një veturë të tipit “Opel Zafira” me targa të Shqipërisë.

“Gjatë kontrollit të realizuar të automjetit ‘Opel Zafira’ me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga J.A. (52), shtetas i Republikës së Shqipërisë, te vendi Sateska, në afërsi të Strugës, ishin gjetur dhe sekuestruar edhe 265 pjesë peshk i freskët, me peshë të përgjithshme prej rreth 30 kilogramëve. Peshku ishte ruajtur në hapësirën e bagazhit të automjetit”, deklaroi Dimoski.

Sipas tij, kundër J.A. do të parashtrohet aktakuzë adekuate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat