Deputeti nga Struga, Jovan Jauleski denoncon në profilin e tij në facebook sulmin e tmerrshëm që u ka ndodhur sonte familjarëve të tij, vëllait të tij i’a djegin makinën.
Sipas deputetit ky nuk ishte sulmi i parë pasi edhe më parë, pra para disa muajsh me urdhër nga politik mafiozët iu futën në shtëpi.
Deputeti tregon pamjet e diegjes së makinës së vëllait tu tij gjatë natës së sotme, mu në shtëpinë e tij.
“Para disa muajsh me urdhër politik, mafiozët hynë në shtëpinë time dhe sonte rreth orës 21:15 / 20, vëllait tim i dogjën veturën në shtëpinë e tij.
Kjo është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut, pasi pranë makinës është gjetur një shishe benzinë.
Ata dogjën makinën, hodhën shishen, i vunë flakën dhe ikën.
Nëse ky është një mesazh për mua ose familjen time, le ta dinë menjëherë se nuk kam frikë prej tyre. Nuk kemi frikë sepse nuk kemi arsye.
Vëllai im, familja ime konsiderohen njerëz të qetë dhe modestë, nuk e kanë fjalën e keqe me askënd dhe as nuk kanë armiq, ndaj kjo nuk mund të kuptohet ndryshe veçse një përpjekje për të frikësuar duke dërguar një mesazh kaq frikacak.
Përkundrazi, nuk më keni frikësuar dhe as nuk do të më frikësoni. DO TË SHKOJMË NË FUND!
Do të shkojmë deri në fund dhe do të shohim se cili është problemi dhe kush e ka.
Kjo më bën më të vendosur dhe më të fortë për të luftuar edhe më shumë kundër largimit të shpejtë të kësaj qeverie kriminale.
Do të ketë drejtësi, kjo nuk harrohet! Jini të gjallë dhe të shëndetshëm.”, përfundon deputeti strugan, Jovan Jauleski.