Vihet gurthemeli i Pllakës Memoriale në Strugë

Struga

Vihet gurthemeli i Pllakës Memoriale në Strugë

Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:06
Pllaka Memoriale i dedikohet Strugës

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strugë ka informuar se është vënë gurthemeli i Pllakës Përkujtimore, e cila do të ndërtohet para objektit të Konsullatës së Përgjithshme.

Pllaka Memoriale i dedikohet Strugës dhe të gjithë qytetarëve të saj në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për pritjen vëllazërore, akomodimin dhe përkujdesjen e popullatës së shpërngulur me dhunë nga Kosova gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Nën iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë dhe Konsullit të Përgjithshëm z.Agim Krasniqi dhe me donacion të biznesmenit të suksesshëm nga Struga z. Mendi Qyra u vu sot gurthemeli i Pllakës Përkujtimore e cila do të ndërtohet para objektit të Konsullatës së Përgjithshme.”, është bërë e ditur në njoftim.

Përveç Konsullit të Përgjithshëm, Agim Krasniqi, i cili e ka kryesuar këtë manifestim, prezent kanë qenë edhe sekretari i dytë, Faruk Bytyçi, Mendi Qyra dhe stafi i tij, Irfan Vlashi veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare, Arbëresha Vlashi, kryesuese e Këshillit Komunal të Strugës si dhe Faton Pollozhani, shef i grupit të BDI-së në Këshillin Komunal të Strugës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat