Në mes të verës, Struga është gjysmë e zbrazur

Struga

Në mes të verës, Struga është gjysmë e zbrazur

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Plazhet e Strugës janë gjysmë boshe në mes të verës. Ndryshe nga pritshmëritë e mëdha të hotelierëve, se ky sezon do të jetë më i mirë se dy të fundit, tani për tani nuk është kështu. Rruga e keqe nga Kërçova, mungesa e vendeve për parkim, qentë endacakë dhe përgjithësisht papastërtitë në rrethinat e qytetit, janë disa nga problemet kryesore që shqetësojnë mysafirët.

“Ka shumë automjete, të krijon shumë ankth. Nuk kemi ku t’i parkojmë makinat. A janë çmimet në Strugë shumë të shtrenjta për ju, a janë më të larta se verën e kaluar? Epo, po. Jo shumë, por janë”.

Nëse dëshironi të shkoni në plazh, do të duhet të paguani 5 euro për dy shezlone dhe një çadër. Por, pavarësisht detyrimit ligjor, pothuajse nuk ka vende të lira për vendosjen e peshqirëve.

“Krahasuar me vitet tjera, është gjysmë boshe. Është e trishtueshme, por kjo është. Pse është kështu? Ne jemi nga Velesi, dhe rruga që shkon në Greqi është shumë më e drejtë… Mund të shkosh në Selanik duke fjetur, dhe të arrish atje më shpejt se këtu. Çfarë nuk më pëlqen mua… Nuk mund të gërryesh rrugë në mes të verës kur duhet të shëtisësh, ata gërmojnë tani. Ne duam të ulemi këtu dhe të rrezitemi, por gjithçka është e zënë. Me këto shezllone”.

Hotelierët në Strugë thonë se sivjet janë të rrallë mysafirët tradicionalë nga Holanda dhe Polonia. Ata që vijnë janë kryesisht që kalojnë nëpër Ohër.

“Ne jemi për herë të parë në Maqedoni. Vend shumë i bukur, njerëz të mirë, vend i bukur dhe jemi shumë të lumtur. Do të qëndrojmë shtatë ditë. Ne hotel ka shërbim te mire. Dje ishim edhe në Ohër. Keni çmime të mira të produkteve”.

Ndryshe, sezoni i notit në Strugë zakonisht fillon në fund të korrikut.

“Pastaj vjen rrëmuja, sidomos në Strugë si qytet mërgimtarësh. Të gjitha rrëmujat fillojnë pas datës 20 korrik…Qentë janë çdo vit problem në Strugë. Tashmë është e tepërt të flasim për deponitë, sepse është i njëjti problem çdo vit”, u shpreh Ana Jançeva hoteliere.

Por, ka diçka që Struga është më tërheqëse se Ohri këtë verë. Ajo është shërbimet më të lira të gastronomisë në restorante. Zakonisht ato janë 20 deri në 30 për qind më të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat